Policia e Kosovë ka arrestuar të dyshuarin kryesor për plagosjen e trefishtë që ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Pejë.
Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48 orё pёr veprën penale “Vrasje e rënd nё tentativё”
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, me datë 22.05.2024, rreth orёs 21:25 ёshtё njoftuar se nё rrugën “ Bekim Berisha ” nё Pejё, ka tё shtëna me armё zjarri dhe dyshohet pёr persona tё plagosur.
Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs aty ёshtё kuptuar se tre (3) persona janё tё plagosur nga arma e zjarrit.
Tё lënduarit janё dërguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr shkak tё natyrës sё lendimeve tё njëjtit janë dërguar nё nё QKUK-Prishtinë.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjёs nё drejtim tё panjohur, pasi ёshtё bёrё identifikimi i personit tё dyshuar Policia me urdhёr tё Prokurorit ka lёshuar njё kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarёt pёr lokalizimin e tij.
Pas njё pune intensive operativo-hetimore tё hetueseve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime tё mbёshtetur edhe nga njёsitet tjera tё DRP Pejё, sot me datё 23.05.2024, ёshtё arritur tё lokalizohet dhe arrestohet i dyshuari:
Agron Gashi i lindur me 19.11.2002
Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё pёr veprën penale “Vrasje e rënd nё tentativё”