Njësiti i hetimeve rajonale në Prizren sot ka realizuar një kontrollë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të një dyshuari me iniciale SH.T, ku gjatë kësaj kontrolle janë sekuestruar dy pushkë automatike dhe një karikator.
Si pasojë e kësaj, i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore kurse Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit policor për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Njësiti i hetimeve rajonale në Prizren me datën 28.09.2023 me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren ka realizuar një kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit Sh.T. (viti i lindjes 1999, mashkull kosovar shqiptar). Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: dy (2) pushkë automatike të llojit AK47 dhe një (1) karikator. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit policor për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.