Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 26 prill 2021, një njësi policore e cila po vepronte në autostradë rreth orës 02:16 min., vërejti një automjet Golf VI, pa targa regjistrimi dhe i kërkoj të njëjtit të ndalohet për kontroll. Drejtuesi i këtij automjeti nuk e përfilli urdhrin e zyrtarit policor për ndalim dhe u largua me shpejtësi.
Njësia policore kërkoj nga njësitë tjera të policisë ne teren dhe i informoj për këtë veprim. I dyshimti kishte marre drejtimin e rrugës Prizren-Dragash, ku gjithashtu nuk ju ndalua patrullës policore e cila kishte ngritur pikë kontrolli. Duke u larguar u kthye sërish në drejtim të Prizrenit, më një shpejtësi duke rrezikuar veten dhe të tjerët.
Njësitë policore filluan ndjekjen e tij dhe i dyshimti V.S i lindur në vitin 1996 u ndalua në rrugën” Mursel Osmanaj” në Prizren, ku kishte provuar të largohej duke e braktisur automjetin dhe të ikte nga organet e policisë.





