- Reklama -

Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e tretë, i cili dyshohet se ishte përfshirë në grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi.

- Reklama -

“Po është arrestuar edhe personi i tretë”, tha shkurtimisht ajo.

Ndërkaq, të shtunën, nën pranga u arrestuan edhe dy persona tjerë, që po ashtu dyshohet se u përfshin në grabitjen e armatosur.

Një grabitje e rëndë në një biznes argjendarie në Suharekë, të mërkurën ka tronditur opinionin publik në Kosovë.

Policia e Kosovës teksa ka njoftuar për rastin, ka thënë se me të marr informatën për një rast “grabitje e armatosur”, që ishte në zhvillim e sipër në një argjendari, në rrugën Brigada 123, në Suharekë, patrulla më e afërt është nisur në atë drejtim, duke mbërri shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe duke hasur grabitësit në aksion.

“Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur. Posa patrulla policore ka mbërri në vendin e ngjarjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort