Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin që ishte në kërkim, Gëzim Ademaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë falënderon qytetarët të cilët kanë ndihmuar për kapjen e personit të kërkuar, transmeton Telegrafi.
“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 26.04.2021,është bërë arrestimi i tij. Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore”, thuhet në njoftim.






