LAJME

Arrestohet edhe një person për sulm ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi në Prizren

Arrestohet edhe një person për sulm ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Gusht 2023, 10:28

Është arrestuar edhe një person të martën për sulm ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi, në Prizren.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se ky është personi i dytë që është identifiku dhe u arrestua të martën, pasi siç tha ai i pari është arrestuar ditën që ndodhi incidenti.

Po ashtu në raport të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Prizren 11.08.2023-14:00. Në lidhje me rastin, me 15.08.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë  dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika