Policia dhe Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Prokurorinë e Prizrenit, kanë arrestuar edhe të dyshuarin e dytë për fajde, detyrim dhe bixhoz në Prizren.
S.K. është arrestuar pak pas nisjes së aksionit, i cili po vazhdon ende në disa lokacione të ndryshme në Kosovë.
I njëjti dyshohet se ka edhe të kaluar kriminale për vepra të ngjashme me ato për të cilat është arrestuar edhe sot.






