LAJME

Arrestohet e lirohet një i dyshuar për krime lufte në Prizren

Arrestohet e lirohet një i dyshuar për krime lufte në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Qershor 2026, 07:25

Një person i dyshuari për krime lufte gjatë periudhës 24.04.1999 – 26.05.1999 në Prizren është arrestuar të shtunën nën dyshimin se në bashkëveprim me zyrtar policor të MUP-it serb ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile.
Pas intervistimit ai është liruar.

“Me datë 06.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me zyrtar policor të MUP-it serb, gjatë periudhës së cekur kohore (04.1999-26.05.1999) ka kryer veprën e cekur (Krime lufte kundër popullsisë civile). Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika