Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka arrestuar dje në zyrtar policor i cili dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje. Sipas IPK’së i dyshuari ka sulmuar bashkëshorten e tij.
“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. IPK ka pranuar mbrëmë informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Prishtinë ka kryer veprën penale dhunë në familje. Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij”, truhet një njoftimin e IPK’së.





