LAJME

Arrestohet asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Berat Lahu

Arrestohet asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Berat Lahu
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Shtator 2022, 11:01

Berat Lahu, asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës është arrestuar nga Policia e Kosovës

Lahu po kërkohej nga prokuroria e Ferizajt lidhur me rastin e njohur si ‘Brezovica’ shkruan Kallxo.com.

Nga 11 lokacioni të bastisura në Prishtinë e Podujeve në mesin e të kërkuarve ishte edhe Berat Lahu.

Gjatë operacionit të sotëm janë arrestuar 7 persona, ndërsa një person nuk është hasur në shtëpinë e tij.

Asamblisti i Vetëvendosjes ishte kërkuar edhe me herët për rastin ‘Brezovica’ por nuk ishte hasur në shtëpi.

Më datën e 3 mars të këtij viti, Lahu i kishte shpëtuar arrestimit. Ai atë kohë kishte mohuar se iu ka bastisur shtëpia.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika