LAJME

Arrestohet 31-vjeçari nga Prizreni, i dënuar me më shumë se 1 vit burgim

Arrestohet 31-vjeçari nga Prizreni, i dënuar me më shumë se 1 vit burgim
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2025, 16:25

Gjykata Themelore e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datën 05.03.2025, Policët e njësitit të realizimit të urdhëresave  të Stacionit Policor Prizren pas veprimeve operative –hetimore kanë arritur që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë  personin e kërkuar A.A. , mashkull 31 vjeçar nga Prizreni.

I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 1(një ) vit dhe 45 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

I arrestuari është i dënuar me 1(një ) vit dhe 45 ditë burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe “ Lëndim i lehtë trupor” .

I arrestuari  A.A. (31 vjeçar)  fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit thuhet në njoftim.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika