LAJME

Arrestohet 30-vjeçari i njohur për Policinë, rrahu vëllain në Prizren

TV Prizreni
TV Prizreni
5 Maj 2022, 11:04

Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën ‘Qazim Berisha’ në Prizren, pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje duke sulmuar fizikisht vëllain e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari 30-vjeçar është i njohur për Policinë, pasi që vuan nga një sëmundje mendore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në ndalim policor për 48 orë në qendrën e ndalimit në Prizren.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit iniciohet rasti ‘Dhunë në familje’.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika