Me datën 06.06.2024, njësiti i hetimeve në Prizren në bashkëpunim me zyrtarë të inteligjencës kanë arritur përmes rrugëve operative që të identifikojnë të dyshuarin e mitur i cili besohet të jetë i involvuar në mesë paku në pesë raste të ndryshme të vjedhje të rënda.
Gjithashtu gjatë kësaj jave hetuesit policor nga stacioni policor në Prizren kanë arritur që të arrestojnë edhe dy persona të tjerë për raste të vjedhje të rënda të cilët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatëve mbrojtës.





