Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar në Leposaviq në orët e hershme të së shtunës, pasi ishin hasur duke shkruar grafite në objekte të ndryshme.
Arrestohen tre persona në Leposaviq, u hasën duke shkruar grafite në objekte të ndryshme

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve u gjetën dhe u sekuestruan katër sprejë dhe një maskë. Të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt.
“PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE / Rr. 24 Nëntori, Leposaviq / 04.01.2025 – 02:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, janë hasur duke shkruar grafite të ndryshme në një objekt. Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër sprejë dhe një maskë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

