- Reklama -

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë që po planifikonin vrasje

Policia e Kosovës ka realizuar operacion të suksesshëm në rajonin e Pejës, duke arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në një grup të organizuar kriminal. Ata dyshohen se po përgatitnin vrasje dhe veprime që shkaktonin rrezik të përgjithshëm ndaj dy viktimave në këtë qytet.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e 21 shkurtit, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK).

- Reklama -

Të arrestuarit janë D.R., R.B., Sh.K., F.Q. dhe D.M., të cilët me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Gjatë kontrollit në gjashtë lokacione të ndryshme, policia ka sekuestruar armë, përfshirë granata dore, pushkë, revole dhe municion të ndryshëm. Po ashtu, janë gjetur sasi narkotikësh, telefona celularë dhe prova të tjera materiale, që do të përdoren në procedurën penale kundër të dyshuarve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gara fatale me vetura, Syla pranon fajin  

Arlind Syla e Irfan Hoti dolën para trupit gjykues...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort