Policia e Kosovës dje më 11.12.2024 ka arrestuar katër persona për posedim të narkotikëve dhe pengim të Policisë.Sipas njoftimit, fillimisht një njësit policor në rrugën “Brigada 123” në Suharekë ka vërejtur një person duke biseduar dhe duke i dhënë apo marrë diçka dy të dyshuarve të tjerë.
Arrestohen katër persona në Suharekë për drogë dhe pengim të Policisë

Policia ka reaguar dhe gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar është gjetur një qese me marihuanë me peshë 0.82 gram dhe të holla 100 euro. Ndërsa tek i dyshuari tjetër janë gjetur dy qese me marihuanë me peshë 1.06 gram
Pas arrestimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka urdhëruar bastisjen e banesave të të dyshuarve, ku në njërën prej banesave janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë me pesë 19.28 gram, një telefon, një brisk, foli alumini, qese plastike të zbrazëta, rizlla dhe grinder.
Gjatë bastisjes, sipas Policisë, vëllau i njërit prej të dyshuarve ka penguar zyrtarët policor, ku i njëjti më pas është arrestuar.Me vendim të prokurorit, pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

