- Reklama -

Arrestohen katër persona në Prizren, përfshihet edhe një kolonel policor

Një aksion i përbashkët i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorisë Themelore në Prizren ka rezultuar sot me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Sipas komunikatës së përbashkët të lëshuar nga këto dy institucione, në mesin e të arrestuarve ndodhet edhe një zyrtar i lartë policor me gradën kolonel. Ndaj të gjithë të dyshuarve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

- Reklama -

Aksioni është rezultat i një hetimi disa mujor, që sipas IPK-së është zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë nga hetuesit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, raporton IndeksOnline.

Hetimet në terren janë ende duke vazhduar, ndërsa po mblidhen prova relevante për zbardhjen e plotë të rastit.

Përveç procedurës penale, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin administrativ të kolonelit policor, derisa të përfundojnë hetimet.

Institucionet e zbatimit të ligjit kanë theksuar përkushtimin e tyre për të luftuar çdo formë të krimit, përfshirë edhe atë të kryer nga zyrtarë publikë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort