Raportohet se katër kosovarë janë arrestuar ditë më parë në Gjermani, pasi nuk kishin leje pune.
Ata u arrestuan në vendin që po punonin, në lagjen Gartenstadt të Dortmundit. Zyrtarisht ata ishin raportuar vetëm si turistë në shtetin gjerman.
- Reklama -
Dy prej tyre ishin të moshës 24 vjeçare, njëri 29 dhe tjetri 46 vjeçar, shkruan albinfo.
Thuhet se punëdhënësi i tyre tani po përballet me procedurat për ndihmë dhe nxitje për qëndrim të paligjshëm dhe punësim të paligjshëm të punëtorëve pa leje pune.
- Reklama -