Europol njoftoi sot se ndihmoi në arrestimin e dhjetë personave të dyshuar për vjedhje të valutave digjitale me vlerë 100 milionë dollarë përmes sistemit “shkëmbimi i kartës SIM”, i cili u mundësoi të dyshuarve të hynin në telefonat e viktimave të tyre.Një total prej tetë kriminelësh u arrestuan dje si rezultat i një hetimi ndërkombëtar mbi disa sulme hakerësh ndaj figurave publike në Shtetet e Bashkuara dhe ata ndoqën kapjen e mëparshme të një personi në Maltë dhe Belgjikë që i përkiste këtij rrjeti kriminal.
“Banda e organizuar kriminale kishte në shënjestër mijëra viktima në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2020, duke përfshirë njerëz të famshëm, yje sportivë, muzikantë dhe familjet e tyre dhe besohet se kriminelët vodhën mbi 100 milionë dollarë në kriptovaluta pasi u kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në telefonat e tyre,” thuhet në deklaratën e Europol.
Europol specifikoi se hetimi zbuloi se një grup prej disa kriminelëve punuan së bashku për të hyrë në numrat e telefonit të viktimave dhe për të ndryshuar fjalëkalimet e tyre për të marrë kontrollin e aplikacioneve ose llogarive të tyre, të cilat u mundësuan atyre të vidhnin para, kriptovaluta dhe të dhëna personale.Arrestimet u bënë pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me Britaninë, Shtetet e Bashkuara, Belgjikën, Maltën dhe Kanadanë, deklaroi Europol./kp