Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy të dyshuar në vazhdimësinë e operacionit policor ndaj të dyshuarve për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” në rastin e Fshatit Karaçevë Komuna Dardanë.
Në vazhdën e veprimeve hetimore nga ana e Policisë së Kosovës-Drejtoria Rajonale, Gjilan në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë edhe me prokurorin e shtetit, pas intervistimit të dëshmitarëve dhe mbledhjes së provave materiale ka identifikuar edhe dy të dyshuar tjerë që kanë qenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme konkretisht të “Organizimit të Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.





