LAJME

Arrestohen dy të mitur në Prizren, lënduan rëndë me mjet të mprehtë një 16-vjeçar

Arrestohen dy të mitur në Prizren, lënduan rëndë me mjet të mprehtë një 16-vjeçar
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Prill 2026, 09:44

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datën 29.04.2026, rreth orës 19:20, është njoftuar për një rrahje mes disa personave në rrugën “Edit Durham” në Prizren, ku dyshohet se është përdorur edhe mjet i mprehtë (thikë).

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Sipas njoftimit, me të arritur në vendin e ngjarjes, është konstatuar se një person mashkull, 16-vjeçar, ka pësuar lëndime nga mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.

Sipas informatave fillestare, gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Në njoftim thuhet se dy të miturit e dyshuar, fillimisht janë larguar nga vendi i ngjarjes, por pas veprimeve operative të Policisë janë identifikuar dhe arrestuar.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” sipas KPRK-së, ndërsa me vendim të tij, dy të dyshuarit e mitur janë ndaluar për 24 orë.

Policia njofton se është duke vazhduar hetimet lidhur me rastin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika