LAJME

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në Prizren, plaçkitën një market tek Tranziti i Ri

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në Prizren, plaçkitën një market tek Tranziti i Ri
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Tetor 2024, 19:31

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar dy persona për vjedhje të rëndë.

Rasti ka ndodhur më datë 27 tetor të këtij viti tek Tranziti i Ri,  ku viktima ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur i është thyer marketi.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se nga marketi në fjalë është vjedhur material me vlerë rreth 2000 euro.

Me ndihmën e qytetarëve policia ka arrestuar dy persona të dyshuar N.K nga Prizreni, i moshës rreth 44 vjeç dhe  A.F 17 vjeç nga Mitrovica, persona këta të cilët janë intervistuar nga organet kompetente dhe kanë pranuar veprën në tërësi.

Në konsultim dhe me vendim të prokurorit malli i gjetur është sekuestruar, ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në ndalim policor dhe të njëjtëve iu është vazhduar paraburgimi.

Rasti është nën hetime në Stacionin Policor në Prizren Veri.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika