Në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar për kanosje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.
Sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Prizren, pas një pune operative hetimore kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit L.B. (viti i lindjes 2003) dhe F.K. (viti i lindjes 2001).
Policia ka njoftuar se arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se dy të dyshuarit me datën 15.03.2025, rrugën “Brigada 126” në Prizren kanë gjuajtur me armë zjarri dhe të njëjtit kanë kanosur dy viktimat meshkuj kosovarë.







