LAJME

Arrestohen dy shtetas të Turqisë në aeroport, kishin pasaporta false

Arrestohen dy shtetas të Turqisë në aeroport, kishin pasaporta false
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Dhjetor 2024, 09:51

Dy shtetasë të Turqisë, një burrë dhe një grua, janë arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi kishin prezantuar pasaporta franceze false.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se dokumentet janë sekuestruar.

Ndërsa të dyshuarit pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës  06.12.2024 – 14:00. Një i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë është arrestuar për arsye se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve ka prezantuar një pasaportë franceze në emër të një personit tjetër që dyshohet se është e falsifikuara. Dokumenti i dyshuar për falsifikim është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Aeroporti i Prishtinës  06.12.2024 – 14:00. Një e dyshuari femër shtetase e Turqisë është arrestuar për arsye se e njëjta gjatë legjitimimit të dokumenteve ka prezantuar një pasaportë franceze në emër të një personit tjetër që dyshohet se është e falsifikuara. Dokumenti i dyshuar për falsifikim është sekuestruar, ndërsa e dyshuara pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika