Policia e Kosovës gjatë natës së fundit në veri të vendit ka arrestuar dy shtetas të Serbisë, të cilit kanë qenë duke qarkulkluar ka ndaluar një automjet me targa të Sllovenisë.
Atyre u janë gjetur pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste dhe dokumentacione.
Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë:
- një (1) shufër metalike (policore),
- një (1) maskë kamuflazhi,
- disa thika,
- disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),
- disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,
- telefona celularë,
- sprej të ndryshëm,
- sfera metalike,
- lidhëse plastike,
- një (1) automjet,
- një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe
- një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.
- një (1) çekan etj.
Pas intervistimit, ndaj dy personave të dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

