LAJME

Arrestohen  dy persona për prerje ilegale të pyllit dhe sekuestrohen drunë Maçitevë të Suharekës

Arrestohen  dy persona për prerje ilegale të pyllit dhe sekuestrohen drunë Maçitevë të Suharekës
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Korrik 2023, 21:48

Sektori i Hetimeve Stacioni Policor në Suharekë  në rrugë operative-hetimore ka arritur ti siguroj disa fotografi ku persona te dyshuar me traktor bartin dru   ilegalisht, dyshohet se këta dru janë prerë në vendin e quajtur “Kodra e Hanës” në bjeshkën e Bukoshit, Suharekë.

Me datë 13.07.2023 Sektori i Hetimeve ka arrestuar dy të dyshuar  ne fshatin Maçitevë, të cilët me urdhër te prokurorit janë intervistuar, është  hapur rast Vjedhje e Pyllit”” ,  ndërsa dy te dyshuarit B.A. dhe I. A. me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar.

Gjatë arrestimit të personave të dyshuar, hetuesit policor kanë vërejtur një traktor  i cila ka pas një ngarkesë me dru, nga poseduesi i këtyre druve janë  kërkuar dokumentet përkatëse të por  i dyshuari nuk i posedonte, janë  njoftuar autoritetet  pyjore të KK Suharekë të cilët e kanë bërë konfiskimin e druve.

Vlen të ceket se  I dyshuari B.A. ka pas  edhe dy urdhëresa aktive nga Gjykata për te cilat është njoftuar ekipi i Sektorit Policor Stacioni Suharekë te cilët janë marrë me rastin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika