LAJME

Arrestohen dy persona në Nashec të Prizrenit, dyshohen për posedim të drogës

Arrestohen dy persona në Nashec të Prizrenit, dyshohen për posedim të drogës
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Gusht 2022, 12:16

Dy persona janë arrestuar në fshatin Nashec të Prizrenit, pasi që në veturën e tyre policia ka gjetur drogë.

“Gjatë kontrollit trupore, të rinjve u janë gjetur dy pako me letra që shërbejnë për mbështjelljen e cigareve me substancë narkotike të llojit marihuanë, që njihen si rizlla. Po ashtu te njëri nga ta është gjetur edhe një sasi e narkotikëve, që dyshohet të jetë marihuanë”, njofton policia, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata janë shoqëruar në stacion policor, ku me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika