Me datën 24.10.2023 rreth orës 10:55, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur për të, kishin depërtuar brenda objektit të biznesit të tij në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, dhe nga depoja e këtij biznesi kishin vjedhur mallra të ndryshëm (veshmbathje, bizhuteri, gjësende të ndryshme shtëpiakë etj.) në vlerë rreth 100 000 (njëqind mijë) euro.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht hetuesitë policorë në kuadër të Sektori Rajonal të Hetimeve, menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe është filluar me hetime intensive për gjetjen dhe identifikimin e të dyshuarve. Pas një hetimi të gjerë është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuar:





