Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy shtetas kosovarë në Morinë, kjo pasi ata nuk i kanë deklaruar hiç më pak se 21 mijë franga, raporton TV Prizreni.
“Shërbimet e Policisë kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi.
Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin M. S. dhe pasagjer shtetasin B. G.
Arrestohen dy kosovarë në Morinë, nuk i deklaruan 21 mijë franga

Gjatë kontrollit, këtyre shtetasve iu gjetën 21 000 franga zvicerane, të cilat ata nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet mes tjerash në njoftim në faqen zyrtare të Policisë së Shqipërisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

