Dy ish-pjesëtarë të Policisë së Kosoës janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Zubin Potok. Njëri për armëmbajtje pa leje, e tjetri për përvetësim në detyrë.
Tek shtëpia e njërit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të uniformes së Policisë së Kosovës, si dhe një armë gjuetie me leje të skaduar me 50 copë fishek.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Zubin Potok / 13.12.2024 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ( ish pjesëtar i Policisë së Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të uniformes së Policisë së Kosovës, si dhe një armë gjuetie me leje të skaduar me 50 copë fishek”.





