Zyra për informim publik e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, përmes një komunikate dërguar mediave, njofton se , Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, në bashkëpunim me hetuesit e stacionit policor në Suharekë pas një pune operativo-hetimore dhe në bazë të informatave të mbledhura nga tereni, kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për rastin e grabitjes, të ndodhur me datën 29 janar 2021.
Në këtë rast të dyshuarit, nën kërcënimin e mjetit të mpreht (thikës), i kanë marrë viktimës portofolin në të cilin i kishte rreth 87 Euro dhe dy telefona mobil. Gjatë grabitjes të dyshuarit e kanë lënduar viktimën në regjionin e gjoksit me mjetin e mpreht (thikë) dhe të njëjtit ishin larguar.
I dyshuari A. Q i lindur në vitin 2005 (I mitur), dhe V.K i lindur në vitin 1998, janë arrestuar sot me datë 18 shkurt 2021.





