Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prizren, bazuar në informacione të marra nga rrugët operative, ka realizuar një operacion mbi dyshimin se pesë persona me profesion kamarierë, janë të përfshirë në veprën penale “Falsifikim i parasë”, gjegjësisht pesë të dyshuarit po shpërndajnë para të falsifikuara metalike prej dy euro.
Dje hetuesit kanë bërë kontrollin e katër personave të dyshuar si dhe kanë kryer kontrollin e shtëpisë së personit të pestë të dyshuar, si i dyshuari kryesor i rastit.
Lexo Edhe:
“Gjatë kontrolleve të realizuara ndaj personave të dyshuar T.P. (2000), V.Z. (2002), A.P (1999), L.E. (1994), B.B. (1998), janë siguruar prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin se, të pesë personat kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë” nga neni 296 i KPRK-së”, njofton policia, transmeton Gazeta Express
“Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:





