LAJME

Arrestohen 12 persona në Ferizaj, dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Arrestohen 12 persona në Ferizaj, dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Prill 2021, 12:58

12 persona janë arrestuar në qytetin e Ferizajt, pasi të njëjtit dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria njofton se në mesin e të arrestuarve janë katër teknik të pylltarisë, katër rojtar të pyjeve si dhe katër qytetar nga komuna e Ferizajt, ndaj të cilëve i’u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, shkruan Reporteri.net.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se në muajin tetor 2020, nga një sinjalizues i Institucionit të Komunës së Ferizajt, ka pranuar informacione se është duke u kryer vepra penale e “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe “Marrja e ryshfetit “dhe “Dhënia e Ryshfetit”, nga zyrtarët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Ferizajt.

Ndërsa, pas vlerësimit të këtij informacioni, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, së bashku me Drejtorinë e Krimeve Ekonomike në Prishtinë dhe Njësinë e Krimeve Ekonomike në Ferizaj, Prokuroria ka konsideruar se duhet te aplikohen masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit.

“Ndërsa, pas aplikimit të këtyre masave disa mujore, sot më 15 Prill 2020, janë arrestuar 12 persona të dyshuar, në mesin e tyre katër (4) teknik të pylltarisë, katër (4) rojtar të pyjeve si dhe katër (4) qytetar nga komuna e Ferizajt, ndaj të cilëve i’u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton prokuroria.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Kompetente në Ferizaj. /Reporteri.net/.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika