LAJME

Arrestohen 11 persona në Gjakovë – Policia i zuri duke luajtur bixhoz

Arrestohen 11 persona në Gjakovë – Policia i zuri duke luajtur bixhoz
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2022, 09:01

11 persona janë arrestuar në rrugën “Kolë Leshi” në Gjakovë, pasi janë hasur duke luajtur lojëra të fatit në një lokal, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar 6 mijë e 430 euro dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Kolë Lleshi, Gjakovë, 01.04.2022 – 19:00. Janë arrestuar njëmbëdhjetë persona meshkuj, të njëjtit janë hasur duke luajtur lojëra fati në një lokal. Nga të dyshuarit janë konfiskuar 6430€ dhe me vendim të prokurorit të gjithë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika