LAJME

Arrestimi i dy të rinjve kosovarë në Serbi, MPJD: Kemi kërkuar sqarim për rastin

Arrestimi i dy të rinjve kosovarë në Serbi, MPJD: Kemi kërkuar sqarim për rastin
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Nëntor 2024, 14:39

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar pas lajmit se dy kosovarë janë arrestuar në Serbi.

MPJ ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë detaje relevante përfshirë identitetin e personave të arrestuar dhe ku janë duke u mbajtur.

“Në lidhje me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi i ka dërguar tashmë Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, një kërkesë formale për ta konfirmuar rastin, si dhe për të ofruar detajet tjera relevante, përfshirë identitetin e personave të arrestuar dhe lokacionin ku ata janë duke u mbajtur”, kanë thënë nga MPJD.

Nga Ministria ka thënë se kanë njoftuar edhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Beograd.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika