- Reklama -

Arrest shtëpiak për Pantiqin, Haxhiu: Akti më i rëndë që mund t’i bëhej vendit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për arrest shtëpiak ndaj ish-policit Dejan Pantiq.

Haxhiu tha se kjo është akti më i rënë që mund t’i bëhej vendit nga institucionet e drejtësisë.

- Reklama -

“Kërkesa dhe vendimi për zëvendësimin e masës ndaj Dejan Pantiq, është akti më i rëndë që mund t’i bëhej vendit nga institucionet që do të duhej të ishin shembulli të i mirë i mbrojtjes së qytetarëve dhe rendit tonë kushtetues”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo tha se nuk mund ta kuptojë se si është e mundur që dikush që akuzohet për një vepër aq të rëndë që ka të bëj me terrorizëm, të shkojë në arrest shtëpiak madje sipas legjislacionit, për shkak të peshës së rëndë të veprës penale, nuk mund të shqiptohet një masë e butë sikur ajo e arrestit shtëpiak.

“Nuk është se kemi pasur ndonjë ëndërr që sistemi i drejtësisë do të çlirohet pa reformën në drejtësi, por ama të ndodhë edhe kjo që ndodhi sot është e papranueshme dhe diçka që do të ngelet në historinë moderne të Kosovës”, ka shtuar ajo.

Sipas Haxhiut, në vend se institucionet e drejtësisë të mbronin rendin kushtetues, njësoj sikur po angazhohet policia edhe fizikisht në veriun e vendit, “këta prej zyrave të tyre marrin vendime aq të dëmshme e të cilat, përveç tjerash, janë inkurajim për bandat kriminale e terroriste në veriun e vendit tonë”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort