LAJME

Arrest shtëpiak ndaj tre të dyshuarve për falsifikim të dokumenteve

Arrest shtëpiak ndaj tre të dyshuarve për falsifikim të dokumenteve
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Mars 2022, 15:35

Është caktuar masa e arrestit shtëpiak për tre të dyshuarit F.XH, H.H dhe J.GJ për falsifikim të dokumenteve.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se të pandehurit janë njoftuar nga gjykata që nëse e shkelin këtë aktvendim, mund t’iu caktohet masa e paraburgimit, përcjell Klankosova.tv.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.XH, H.H dhe J.GJ e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve  iu  ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç”, thuhet në komunikatë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika