LAJME

Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2021, 16:17

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), njofton se sot rreth orës 14:40, nga Qendra Korrektuese Lipjan janë arratisur dy të burgosur, me inicialet A.K dhe SH.XH.

Sipas njoftimit të SHKK-së, dy të burgosurit janë tē dënuar me masë edukuese korrektuese.

A. K, është i dënuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i dënuar me dy vite për veprën penale, asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe vjedhje.

SHKK-ja njofton se janë duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika