- Reklama -

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se konfiskimet në operacionin e së premtes në fshatin Rodel të Leposaviqit dëshmojnë se strukturat paralele të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” vazhdojnë të jenë aktive në territorin e Kosovës.

Në konferencë për media, Sveçla ka thënë se gjatë aksionit të sotëm Policia ka konfiskuar uniforma e pajisje ushtarake, armë, municione, por edhe dokumentacione që dëshmojnë se “Mbrojtja Civile” vazhdon të jetë aktive në Kosovë. Për këtë, ai ka fajësuar kryeterroristin Milan Radoiçiq.

- Reklama -

“Serbia vazhdon të strehojë kryeterroristin Milan Radoiçiq, që është kupola e gjithë këtij organizimi i cili po mundohet që mbetjet e grupeve terroriste t’i mbajë të gjallë qoftë në territorin e Kosovës apo të Serbisë”, ka thënë ai.

Sveçla u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e organizimeve të Radoiçiqit t’i dorëzojnë pajisjet e armët, “në mënyrë që t’i kthehen jetës normale dhe të bëhen pjesë integrale e shoqërisë”.

“Mbesim të vendosur dhe të përkushtuar që siguria të mbretërojë në çdo cep të Republikës. Tash do të vazhdojnë hetimet për të zbuluar të gjithë grupin që janë të përfshirë në këtë aktivitet”, ka shtuar Sveçla.

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se për rastin një person është shoqëruar dhe po intervistohet.

Hoxha ka bërë të ditur se në operacion u konfiskuan pushkë, kodak pushke, 19 fishekë pistolete, çantë me 45 fishekë për armë të gjata, një palë dylbi për snajper, 11 fishekë për armë gjuetie, katër karikatorë të zbrazur, pajisje për pastrimin e armës, dy gazmaska, pajisje ushtarake, çantë për ndihmë të parë, çantë me dokumente, substanca të dyshuara eksplozivi e telefona./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort