- Reklama -

Armend Zemaj e Lul Raka në Austri, takojnë ministrin e Shëndetësisë të Austrisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me doktorin Lul Rakën, këto ditë po qëndron në shtetin e Austrisë për vizitë.

Zemaj bëri të ditur se gjatë kësaj vizite diskutuan për çështjen e pandemisë dhe menaxhimit të saj dhe jo rastësisht e zgjodhi këtë vend për të vizituar.

- Reklama -

“Adresa ime e parë, e daljes në vendet e BE-së, e lidhur ngushtë me pandeminë, është jo rastësisht Austria, ky vend mik që ofroi mundësi dhe mbeshtetje për qytetarët tanë por edhe ushqen miqësi të konfirmuar ndaj nesh edhe gjatë historisë”, tha ai.

Postimi i plotë:

Në takim me z. Rudolf Anschober, ministër federal i Shëndetësisë, Çështjeve sociale, Përkujdesje dhe Mbrojtjen e konsumatorit, në Vjenë, së bashku me dr. Lul Rakën, diskutuam çështjen e pandemisë dhe menaxhimit të saj, veprimet e kundërvënies dhe luftimin e virusit Sars-Cov-2, kapacitetet spitalore dhe kapacitetin e testimeve.

U pajtuam se Covid 19, është rrezik global dhe të gjithë së bashku, konform të gjitha mundësive, me përkushtimin maksimal të punojmë për të mënjanuar rrezikun, deri në gjetjen e rrugëve për mundjen e plotë të virusit.

Neve, theksova në takim, kemi nevojë për bashkëpunim, sikundër që kemi nevojë për ndihmë dhe përkrahje, në veçanti në prezantim dhe mbeshtetje të interesave tona, për sigurimin e vaksinës anti Covid19 për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Adresa ime e parë, e daljes në vendet e BE-së, e lidhur ngushtë me pandeminë, është jo rastësisht Austria, ky vend mik që ofroi mundësi dhe mbeshtetje për qytetarët tanë por edhe ushqen miqësi të konfirmuar ndaj nesh edhe gjatë historisë.

Besimi ynë tek miqtë, është i madh, sepse, ata çdo herë u gjenden pranë nesh, në ditët më të vështira. Ashtu është edhe sot. Ministër Anschober, faleminderit për mikpritjen dhe mirëkuptimin lidhur me shëndetin e qytetarëve tanë!

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort