LAJME

Armend Mehaj priti në takim gjeneralin gjerman, Bernd Schutt

Armend Mehaj priti në takim gjeneralin gjerman, Bernd Schutt
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Korrik 2022, 18:11

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim Komandantin e Komandës së Operacioneve të Forcave të Përbashkëta të Bundeswehr-it Gjerman, Gjenerallejtënant Bernd Schutt.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se në këtë takim, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe planet dhe projektet për avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

“Me këtë rast, Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje për përkrahjen nga shteti dhe forcat e armatosura gjermane për sigurinë e vendit si dhe ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika