Për armë dhe pajisje speciale për Policinë e Kosovës, Qeveria e Kosovës ka ndarë hiç më pak se 1,450,000 euro në projekt-buxhetin për vitin 2023.Blerja e armatimit dhe pajisjeve speciale për këtë institucion të zbatimit ligjit në vend, parashihet të filloj në muajin shkurt të vitit të ardhshëm dhe të mbaroj pas dy viteve.
KALLXO.com gjithashtu raportoi se me buxhetin e viti që vjen, pritet të blihen edhe autoblinda dhe mjete tjera të veçanta, pasi janë buxhetuar 1,800,000 euro për blerjen e tyre.Sipas buxhetit të cilin Qeveria i ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës, ky projekt i ri kapital e cili parashihet të filloj qysh në muajin e parë të vitit që vjen do të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2025.
Në anën tjetër, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka thënë se projektligjin e miratuar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.Sipas Kurtit, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, Qeveria ka rritur buxhetin për blerje të armatimit modern për ushtrinë e duke shtuar 300 pozita të reja për Policinë.
Derisa, në shëndetësi janë ndarë 296 milionë euro.Prioritet tjetër është edhe fusha e arsimit ku pritet ndërtim i 11 kopshteve dhe shtim të 500 asistentëve për fëmijë me aftësi të kufizuara.
Në bujqësi, sipas Kurtit, për herë të parë buxheti arrin vlerën 87 milionë euro.Kurti më tej shtoi se kanë ndarë edhe 15 milionë euro shtesë për vitin 2023, për rezervat shtetërore, e 6 milionë euro për terminalet doganore shtetërore.Derisa, 40 milionë euro për investime për mbështetjen e ndërmarrjeve publike.
Sa i përket mirëqenies sociale, 60 milionë euro janë ndarë për shtesat për lehona e për fëmijë.Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të kryeministrit Kurti lidhur me ndarjen e buxhetit për 2023.