- Reklama -

ARKEP-i udhëzon bllokimin e qasjes së dy portaleve ruse në Kosovë

Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka udhëzuar të premten të gjithë Operatorët e Shërbimeve të Internetit (ISP) në Kosovë që të bllokojnë qasjen në domene dhe nën-domene për dy portale ruse.

Në një përgjigje për KOHËN, ky autoritet ka bërë të ditur se bëhet fjalë për portalet e Russia Today (RT) dhe Sputnik.

- Reklama -

Sipas ARKEP-i, ky udhëzim është bërë bazuar edhe në vendimin e Qeverisë së Kosovës të datës 23 mars, për zgjerimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

“ARKEP sot më datë 25.03.2022 ka udhëzuar të gjithë Operatorët e Shërbimeve të Internetit (ISP) në Kosovë që të bllokojnë qasjen në domenet dhe nën-domenet e listuara në Aneksin XV të Rregullores së BE 2022/350 (si www.rt.com, francais.rt.com, *.sputniknews.com, sputniknewslv.com, sputniknews.gr, sputniknews.cn, etj.). Kështu Operatorët e Shërbimeve të Internetit (ISP) në Kosovë janë udhëzuar që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr. 13/68, e që përfshinë kufizimet e qasjes në domenet dhe nën-domenet e përmendura më lartë”, thuhet në përgjigjen e ARKEP-it.

KOHA ka raportuar se Kosova i ka ndaluar televizionet ruse, por jo edhe portalet. Rekomandim i ekspertëve të mediave në një tryezë të organizuar në Kuvendin e Kosovës më 8 mars ka qenë që ndalimi i portaleve të bëhet me vendim gjykate. Vendimi i Qeverisë të cili i është referuar ARKEP-i parasheh ndalimin e “transmetimit të mediave propaganduese të Rusisë në Republikën e Kosovës”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort