- Reklama -

Arkat fiskale po bëhen dixhitale: Murati prezenton sistemin e ri që do të ndihmojë bizneset

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar sot lansimin e sistemit të ri të arkave fiskale dixhitale, një hap të rëndësishëm për modernizimin e administratës fiskale në Kosovë.

Sipas Muratit, sistemi i ri synon të zëvendësojë arkët fiskale tradicionale të hardware-it me arka softuerike, duke e bërë procesin më të thjeshtë dhe më të lirë për bizneset.

- Reklama -

“Sistemi i ri mundëson komunikimin me ofruesit e softuerëve përmes API-së, duke hapur tregun për më shumë konkurrencë dhe duke ulur kostot e operimit,” – shpjegoi Ministri Murati gjatë prezantimit të sistemit.

Ai theksoi se bizneset tani do të kenë mundësinë të përdorin vetëm një laptop dhe një printer termik për të lëshuar kuponë fiskalë, pa pasur nevojë të investojnë në pajisje të shtrenjta.Përfitimet e sistemit të ri përfshijnë:

Komunikim më të lehtë me ofruesit e softuerëve përmes API-së, që do të stimulojë konkurrencën dhe do të ulë koston e operimit.
Thjeshtësim i procesit fiskal për bizneset, pasi ato do të mund të përdorin pajisje më të lira dhe më të përballueshme.

Skena të ndryshme nxitëse, duke mundësuar shpërblime për qytetarët që kërkojnë dhe ruajnë kuponët fiskalë, falë mundësisë për të skanuar QR kodet e secilit kupon.Ministri Murati theksoi se ky është vetëm fillimi dhe që do të vijojnë përmirësimet, duke përfshirë plotësimin e udhëzimit administrativ për fillimin e fazës pilot të sistemit të ri.

Ai gjithashtu siguroi qytetarët dhe bizneset se Qeveria e Kosovës është angazhuar për të krijuar një mjedis më efikas dhe më të qartë fiskal, duke e shtyrë Kosovën drejt një administrate më të dixhitalizuar.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort