VENDI

Arjan Sala, heroi që sakrifikoi veten për të shpëtuar të tjerët

Arjan Sala, heroi që sakrifikoi veten për të shpëtuar të tjerët
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Mars 2021, 20:35

Arjan Sala u kthye në shtëpi i pajetë pas një lufte me zjarrin prej nga ku shpëtoi jetët e shumë njerëzve që gjendeshin në magazinat nëntokësore të një qendre tregtare

Është gjetur trupi i viktimës që mbeti brenda magazinës së djegur të qendrës tregtare.

Pas disa ditë kërkimesh nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë së Shqipërisë, mëngjesin e sotëm zjarrfikësit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Dyshohet se në momentin e zjarrit 32-vjeçari ka hyrë brenda për të nxjerrë punonjësit e tjerë jashtë magazinës, por fatkeqësisht ka mbetur vetë brenda, shkruajnë mediat shqiptare.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të nderojë heroin Arjan Sala i cili humbi jetën në një moshë tepër të re për të ndihmuar kolegët.

Lajmin e bën të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili vlerëson sakrificën e 33-vjeçarit Sala. “Edhe Bashkia Tiranë do ta nderojë heroin Arjan Sala. La jetën për të ndihmuar kolegët mes flakëve! E paharruar qoftë sakrifica e tij”, shkruan Erion Veliaj.

Pavarësisht ndërhyrjes së mënjëhershme të shërbimit zjarrfikës me bombula oksigjeni, veshje termike, ndriçim, etj, flakët u përhapën me shpejtësi në magazinën pranë sheshit “Shqiponja”, të favorizuara nga materialet shumë oksiduese, si këpucë, mallra veshmbathje etj që gjendeshin brenda.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika