LAJME

Ariu shfaqet në fshatin Hoçë të Qytetit të Prizrenit

Ariu shfaqet në fshatin Hoçë të Qytetit të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2021, 13:18

Në mëngjesin e ditës së sotme, një ari është shfaqur në fshatin Hoçë të Prizrenit.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksin e Televizionit të Prizrenit, shihet se si ariu shihet duke dalë nga një vend i quajtur “Kullat e Hoçës”  dhe duke lëvizur rrugës në pjesën tjetër.

Të tilla raste kur ariu zbret në zona të banuara nuk janë të rralla. Qytetarët e Prizrenit edhe gjatë vitit të kaluar por edhe këtë vit kanë qenë të shqetësuar nga arinjët.
Para disa ditëve, ariu në një fshat të Hasit kishte shkaktuar dëme të shumta një bujku në këtë lokalitet.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika