Ish-deputeti, Etem Arifi, thotë se nuk ndihet fajtor, por ka respektuar shtetin dhe ligjet e tij, kështu ka vazhduar mbajtjen e dënimit që i ishte caktuar.
I ftuar në Info Magazinë të Klan Kosovës, ai deklaroi se deri te vendimi për dënimin e tij erdhi vetëm për shkak të statistikave, sepse sipas tij duhej të dënohej dikush prej zyrtarëve të lartë.
”Unë prapë e ndjejë veten që nuk jam fajtor, sido që të jetë nuk kisha dashtë me u marrë sidomos me emra, por ka pasë shumë aktakuza dhe shumë emra që kanë bredhë nëpër gjykata, por nuk janë dënu, do të thotë i vetmi deputet që jam dënu unë”.





