LAJME

Arënliu Hoxhaj: 8 Marsi të jetë reflektim për të drejtat e barabarta të gruas në shoqëri dhe respektin ndaj tyre

Arënliu Hoxhaj: 8 Marsi të jetë reflektim për të drejtat e barabarta të gruas në shoqëri dhe respektin ndaj tyre
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Mars 2024, 18:33

Drejtoresha ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot ka vizituar disa nga gratë e hospitalizuara në këtë spital, duke ju dhuruar nga një lule në shenjë respekti dhe urimi për nder të kësaj dite.

“Në këtë ditë të rëndësishme, dera e urimeve është e hapur për çdo nënë dhe çdo grua. 8 Marsi është një mundësi për të reflektuar më shumë për statusin e gruas, të drejtat e barabarta në shoqëri dhe respektin ndaj tyre”, – tha drejtoresha Hoxhaj.

Drejtoresha ekzekutive nga një lule i ka dhuruar edhe punonjësve të spitalit, duke i falënderuar për punën, angazhimin, kontributin dhe përkushtimin në punë, shoqëri dhe familje.

8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, u kremtua për herë të parë në vitin 1910. Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e New York-ut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika