- Reklama -

Ardian Gjini paraqet skenarët e mundshëm nëse Kosova shkon në zgjedhje

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini në Tëvë1 foli rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Duke diskutuar këtë çështje, Gjini tha se Qeveria Kurti duhet ta shfrytëzojë 50 për qindshin e votave, pasi që sipas tij, nëse vendi do të shkonte në zgjedhje këto rrethana nuk do të përsëriteshin.

- Reklama -

Ai tha se për të arritur këtë marrëveshje, Qeveria e Kosovës duhet të shfrytëzojë çdo potencial që ka madje të provojë të ketë edhe opozitën në mbështetje.

“Qeveria duhet t’i shfrytëzojë të gjitha potencialet që i ka, të provojë ta ketë edhe opozitën në mbështetje, çkado që ka, çdo potencial që ka duhet ta shfrytëzojë që të arrijë një marrëveshje. E kemi një Qeveri që i ka mbi 50 për qind të votave dhe duhet ta shfrytëzojë këtë rrethanë… nëse do të shkonim në zgjedhe mund të themi se këto rrethana nuk përsëriten, gjasat janë reale që nuk përsëriten”, tha Gjini.

Tutje gjatë emisionit “ResPublika”, Kryetari i Komunës së Gjakovës, tha se marrëveshje duhet të arrihet dhe Kosovës t’i hiqet kjo formë e barrës.

Sipas Gjinit nëse Kosova shkon në zgjedhje mund të vijë një Qeveri më e zonja se Qeveria Kurti, mirëpo thotë se nuk ka kohë të humbë nëse vendi shkon në zgjedhje.

“Mund të ndodhë që të vijë një Qeveri e cila është më e zonja se Kurti. Madje unë besoj se do të jetë më e zonja se Qeveria Kurti, por humbim shumë kohë nëse shkojmë në zgjedhje, por edhe në rrethanat e brendshme mund të ndërrohen e nuk e dimë se çfarë ndodh”, shtoi Gjini.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort