LAJME

Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qershorit

Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Maj 2026, 16:25

Ardian Gjini do të jetë bartës i listës së Aleancës për Ardhmëri të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Vendimi është marrë të hënën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë së AAK-së.

“Në këtë takim, Këshilli i Përgjithshëm ka aprovuar me shumicë votash Ardian Gjinin, bartës së listës si dhe listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo listë reflekton unitetin e Aleancës, duke gërshetuar përvojën politike me prurjet e reja profesionale, me synimin e vetëm: shërbimin ndaj qytetarëve dhe forcimin e shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Aty thuhet se AAK-ja hyn në këtë proces zgjedhor me një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik, sigurinë kombëtare dhe integrimet euro-atlantike.

“AAK është gati për garën zgjedhore dhe mbetet e përkushtuar që përmes listës së saj fituese, t’u ofrojë qytetarëve alternativën më të qëndrueshme për qeverisjen e vendit”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika